MENU
klinika

Është dënuar edhe i biri

Disiplina dënon presidentin e Laçit

06.06.2020 - 11:59

Me ndeshjet pa spektatorë dhe me një protokoll të veçantë, shkeljet disiplinore në Kategorinë Superiore janë të pakta. Gjithsesi, individë të caktuar e kalojnë cakun, siç është rasti i presidentit të Laçit. Pasi iu dënua i biri për 1 vit, është radha e babait të dënohet dhe nuk është hera e parë.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

2.Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm tË ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

3.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disiplina gjobit me 2 mln lekë Tiranën e Bylisin

Djali i presidentit dënohet me 12 muaj