MENU
klinika

Ndryshimet Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare

Dokumenti/ “Sistem proporcional me konkurrim rajonal”

12.06.2020 - 11:44

Publikohen ndryshimet Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare në lidhje me sistemin zgjedhor.

Bëhet me dije se opozitarët brenda Kuvendit kërkojnë që detajimi aktual Kushtetues për konkurrimin rajonal me lista të mbyllura të hiqet nga Kushtetuta. Sistemi i propozuar prej tyre është ai proporcional me konkurrim rajonal.

Amendamentet parashikojnë pragun 5% të votave të vlefshme, si kusht për përfshirjen në shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Po ashtu për shkak të modelit të sistemit të propozuar Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, thonë ata.

Kujtojmë se shumica e deputetëve brenda sallës së Parlamentit kanë deklaruar se nuk do të votojnë marrëveshjen e arritur mes mazhorancës e opozitës për reformën zgjedhore në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.