MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Dopietë e Otto John, Prishtina merr kreun

13.06.2020 - 18:35

Tri ndeshje pas rifillimit, tri fitore, finale e kupës e siguruar dhe vendi I parë në Superligë. Nuk mund të kishte rinisje më të mirë për Prishtinën në futbollin kosovar, që sot fitoi 0-2 ndaj Vushtrrisë falë dy golave të Otto John në pjesën e parë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut është treguar vendimtar për kryeqytetasit.

Nigeriani realizoi një dopietë dhe fiksoi shifrat 0-2 që në pjesën e parë, me prishtinasit që arritën të ruajnë këtë rezultat edhe në të dytën. Kjo fitore e dërgon momentalisht në vendin e parë skuadrën e Armend Dallkut në kuotën e 47 pikëve, por u duhet të presin ndeshjen e Dritës, që numëron vetëm një pikë më pak.

Në duelin tjetër Drenica ka mundur të fitojë bindshëm përballjen e mesit të tabelës me Llapin. Dopieta e Alban Shillovës në minutat 28’ dhe 42’ i kanë dhënë fitoren skuadrës së tij, që me këtë triumf ruan vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve, duke shkurtuar diferencën në 3 nga Llapi i vendit të gjashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN