MENU
klinika

“10 vjet pa Bekimin”

Prizreni përkujton “Mbledhësin e puplave”

10.06.2020 - 19:25

      Në shenjë kujtimi, me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Bekim Fehmiu, DokuFest shfaq filmin “Mbledhësit e Puplave”, raporton KultPlus.

Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, është pa pagesë si dhe konfrom rregullave për distancim social, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se, me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu, do të shfaqim filmin e Aleksandar Petrovic “Mbledhësit e Puplave”, fitues i çmimit “Grand Prix” në festivalin e Kanës, 1967.

Me Bekim Fehmiun, si protagonistin kryesor, filmi shpalos tensionet e një komuniteti rom, ku një shitës lokal i puplave dashurohet me një vajzë shumë më të re në moshë. “Mbledhësit e Puplave”, do të shfaqet të hënën, më 15 qershor, në KEJ, përballë lidhjes së Prizrenit, duke filluar nga ora 7 e mbrëmjes.

Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit – si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar, i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore – dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda, i cili do të lexojë disa fragmente nga libri “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, i Bekim Fehmiut.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ofrohet pa pagesë dhe do të zhvillohet konform rregullave të distancimit social”.