11.06.2020 - 10:37
Rokadë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. “Panorama” mëson se kreu i Policisë Ardi Veliu ka firmosur lëvizjen e disa drejtorëve qarku dhe të kufirit.
Mësohet se është shkarkuar drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, i cili zëvendësohet nga Ferdinand Mara.
Në Fier emërohet Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat Neritan Nallbati. Po ashtu, drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.
Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër.
Hiqet nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Komunikim vetëm me radio dore"
“Celularët ju shpërqëndrojnë!”, zbardhet urdhri i Ardi Veliut për policët
Deklarata e Lu-së