MENU
klinika

Më e fundit u shfaq sot

Episodet më skandaloze të Maradonës ndër vite

23.06.2020 - 16:14

I fundit skandal e u shfaq sot, duke ulur pantallonat dhe duke treguar të pasmet. Por Diego Armando Maradona ka bërë shumë skandale në jetën e tij. Ai është dhe do të mbetet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, falë talentit dhe personalitetit të tij, por ka anët e errëta.

Jashtë fushës së lojës ka qenë protagonist i skandaleve të të gjitha llojeve. “Dora e Zotit” nuk ka qenë kurrë i ndrydhur në sjellje, ka përfunduar edhe në gojën e të gjithëve.

Ulja e pantallonave – Episodi i “10” në një video duke kërcyer me gruan e tij dëshmon gjendjen e tij shqetësuese. Gjëja më e habitshme aty është ulja e pantallonave për disa sekonda duke treguar të pasmet e tij në kamera.

“Ma thithni” – Më parë, kur ishte trajner i Argjentinës në vitin 2009, ai u mor me shtypin dhe iu përgjigj kritikave të mediave, pas kualifikimit të kombëtares, me deklaratën e famshme të tij: “Vazhdoni të ma thithni…”

Godet gruan – Maradona ka qenë protagonist i episodeve të trishtuara, siç janë sulmet ndaj partneres së tij në vitin 2014. Rocío Oliva publikoi një video, në të cilën Diego shfaqet në gjendje të dehur, duke goditur gruan.

Festimet në 2018 – Në Kupën e Botës 2018, të zhvilluar në Rusi, Maradona dëshironte të merrte pjesë në ndeshjet e Argjentinës si spektator, duke lënë disa “shpërthime” për brezat pasardhës, siç ishin festimet e tij ekstreme në ndeshjen dramatike, në të cilën skuadra argjentinase arriti të kalojë fazën e grupeve. Maradona ishte shumë nervoz dhe, me sa duket, disi i dehur, ndaj duhej të mbahej nga disa njerëz që të mos rrëzohej.

Gjatë këtij Botërori, “10” u filmua nga një kamer amatore, ku dukej në gjendje kritike, teksa kërkonte dhe merrte ndihmën mjekësore. Shumë spekuluan se ai ishte afër vdekjes, diçka e mohuar nga vetë Diego.

Pirja e ilaçeve – Kohët e fundit, gjatë qëndrimit në stolin Dorados de Sinaloa, Maradona u shfaq disa herë nën ndikimin e ilaçeve, të cilat ia vështirësonin arsyetimin. Si trajner i Gimnasia dhe Esgrima, në shkurt të vitit 2020, legjenda argjentinase piu ilaçe në mes të lojës.

Natyrisht, këto janë më skandalozet dhe nuk janë përfshirë ato kur ishte futbollist kur pinte kokainë ose kur zihej në fushë. Një tjetër ngjarje e bujshme në jetën e tij është edhe takimet me Fidel Kastron, por nuk shihet si skandal. Gjithashtu, ai ishte përkrahës i ish-presidentit të Venezuela-s, Chavez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin