MENU
klinika

Eurobondi/ Akuza opozitës dhe planet e "Shqipërisë së 2030"

Rama krenar me shtimin e borxhit: Jam jashtëzakonisht i lumtur që…

10.06.2020 - 13:34

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku u shpreh me superlativa për marrjen e një borxhi të ri në emër të shtetit shqiptar. Rama tha se paratë e marra do ti shërbejnë planeve të rimëkëmbjes ekonomike deri në vitin 2030.

“Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak.

Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori”, tha Rama në konferencën për mediat, ku shoqërohej nga Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj.

Sa për akuzat e bëra nga opozita, lidhur me borxhin e ri në kurriz të vendit, Rama ka thënë se ato janë një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, ndërkohë që PD-ja është si fluturimi i balonës tabake pa bisht.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që faktikisht garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim ekonomik e social, duke adresuar rimëkëmbjen se ne dolëm nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të fortë para të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo të jemi gati në javët në vijime planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit, si e ka bërë me dije ministri i Shtetit që është edhe koordinatori i punës për planin e ri kombëtar, nuk do të jetë plan zhvillimi në letër, aq më pak strategji në dokument që duhet përkthyer në masa, por një plan verimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, mesëm dhe gjatë.

Ajo që ka ndodhur dje me Shqiperinë, është ajo që merr vlerësimin e situatës në aspektin e gjithë parametrave ekonomike dhe merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur, dhe më keq që për atë pjesë të vëmendjes që opozita i ka kushtuar këtij lajmi ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe popullin jo për qeverinë edhe pse nuk diskutohet që është meritë e kësaj qeverie që dalim me këtë vlerësim në tregjet e kapitaleve pas dy goditjeve.

Por ne dolëm me një prim zero dhe më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, ishin më të bukura dhe bindëse se ato tauket, që ishin thjesht me fletë a4, ato tabake kishin skelet dhe formë ndjellëse, po kur nuk kishin bisht nuk fluturonin dot, e më vjen keq që si balonë tabakë PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, e kundërta është e vërtetë, ne kemi marrë konfirmim nga tregjet që na bën vend të besueshëm plotësisht, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë e investimit.

Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur, ku synimet jo gjithmonë përputhen me synimet e tregjeve. Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar pse u arrit ky rezultat, që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 e doli me 11, doli me një barrë të tmerrshme. Atyre që thonë ‘hë mo se borxh morët’, ju them se nuk mjafton të duash të marrësh borxh se duhet të gjesh ata që japin borxhe dhe ata e japin në bazë të besimit që bazohet mbi shifra. Ky është një konfirmim i të kundërtave të gjithë atyre që thuhen për gjendjen financiare të vendit. Dua t’ju lexoj SMS që kam marrë nga drejtuesi i bankës që ishte konsulenti ynë, në një moment kaq të rëndësishëm për ekonominë: I dashur kryeministër, kemi mbyllur misionin e eurobondit 650 mln për 7 vite me 3.625 interes. Shqipëria është i pari vend që arrin të dalë me një print zero, është një sukses i jashtëzakonshem duke marrë parasysh tregjet sot.

Po të bëjmë një krahasim, emisioni i fundit i eurobondit që Maqedonia mori para pak ditësh flet vetë duke patur parasysh që reitingu i Maqedonisë është BB. Për kujtesë, emisioni i eurobondit në 2018 ishte 3.55 dhe jemi veçanërisht të lumtur për faktin që jemi shumë afër me të pas dy goditjesh, tërmetit dhe pandemisë”.

Libri përfaqësonte 3.1 mld mbyllje, 4.8 herë më shumë se sa nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë. Kjo ndodhi sepse shteti shqiptar është i besueshëm.