A e dini se sipas një studimi të fundit vajzat që vendosin makeup në plazh janë më të mbrojtura se të tjerat? Gjithmonë na është dukur e habitshme nëse shihnim vajza të cilat vinin në plazh me tualet.
Kjo për faktin se nga djersa tualeti bie dhe fytyra duket e pistë. Nuk është një pamje e bukur të shikosh një femër të cilës i ka rënë rimeli apo kremi pudër i tregon fytyrë të plakur. Ekspertët thonë se tanimë makeup-i në plazh ju mbron lëkurën më shumë vetëm nëse ndiqni këto këshilla:
-Gjëja më e rëndësishme është të hidratoni lëkurën me bazë produktesh me një teksturë të lehtë. Fondotina duhet të jetë një produkt i studiuar për plazh, me mbrojtje të lartë, ti rezistojë nxehtësisë dhe diellit. Shmangini produktet shumë të yndryshme, më të mirë janë ata që aplikohen më lehtë. Mos përdorni produkte pluhur.
-Produktet kozmetike që përdorni për sytë duhet të jenë cilësore dhe kundër ujit. Kështu shmangni “efektin panda” pas zhytjes së parë në ujë. Kujdes me rimelin, duhet të jetë rezistent ndaj ujit dhe shmangni përdorimin e lapsit pasi nuk është rezistent ndaj ujit. Pra fokusohuni tek një efekt natyral me nuanca kremoze.
-Kur është fjala për buzët mendojmë se janë më pak të rëndësishmet. Por buzët janë një pikë delikate që thahen lehtësisht. Këshillohet të zgjidhni një shkëlqyes hidratues me një faktor të mirë mbrojtës. Nëse nuk hiqni dot dorë nga përdorimi i buzëkuqëve zgjidhni një që të ketë nuanca të lehta dhe të ketë faktor mbrojtës.