MENU
klinika

Pro dhe kundër

Iu hoq finalja e Champions, “revoltë” në Turqi

18.06.2020 - 13:35

Vendimi i UEFA-s për t’i hequr mundësinë Turqisë për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni ka ngjallur revoltë në organet e larta të futbollit turk.

Nën zë drejtuesit e Komitetit të Futbollit në Turqi pohojnë se ky është një minus për vendin e tyre pasi përgatitjet e shumta për të mirëpritur fazën finale të turneut ishte mbyllur dhe gjithçka ishte gati.

Gjithsesi, në faqen e saj zyrtare, Federata e Futbollit turk konfirmoi se është e kënaqur me vendimin e UEFA-s dhe se e mirëpriti verdiktin për të pritur finalen e turneut të ardhshëm. Kjo pasi mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit nuk do të sillte fitime të mëdha për organizatorët dhe njëkohësisht edhe për vendin, që gjatë atyre ditëve do të pësonte një “buum” turistësh.

Edhe pse është vendi më pak i prekur nga virusi Covid-19, tifozët pritet të mungojnë edhe në Portugali. Megjithatë, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, la gjithçka të hapur, teksa pranoi se një vendim përfundimtar do të merret gjatë muajit korrik.

Champions League ishte futur në fazën më të nxehtë të saj, teksa do të zhvillojë fazën e mbetur nga 7 deri më 23 gusht, kur edhe do të luhet finalja e madhe në stadiumin “Estadio da Luz” me kapacitet 65 mijë vendesh, por në të ende nuk dihet sa tifozë do të jenë në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN