MENU
klinika

Thirrja që hyri në histori

John Fitzgerald Kennedy: “Unë jam berlinez!”

26.06.2020 - 10:28

        Ishte 26 qershori i vitit 1963, kur presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy shqiptoi në gjermanisht, frazën e famshme “Unë jam berlinez”, ndërsa po vizitonte Berlinin Perëndimor në mes të Luftës së ftohtë: një thirrje që hyri në histori, si mbështetje e Shteteve të Bashkuara për popullin gjerman dhe si përgjigje për ndërtimin, dy vjet më parë, të murit me të cilin, Bashkimi Sovjetik ndau kryeqytetin gjerman më dysh…/Konica.al

Para 57 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit) duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963, ishte vlerësuar gjerësisht, si fjalimi më i njohur i Luftës së ftohtë dhe si më i famshmi antikomunist.

Kennedy, synonte të nënvizonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, 22 muaj pasi Gjermania Lindore, e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik, ngriti Murin e Berlinit, për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.

ON THIS DAY: JFK delivered "Ich bin ein Berliner" speech

TODAY IN HISTORY: On this day in 1963, President John F. Kennedy visited West Berlin, where he delivered his famous speech expressing solidarity with the city's residents, declaring: "Ich bin ein Berliner" (I am a Berliner). https://abcn.ws/2YAUQQo

Gepostet von ABC News am Freitag, 26. Juni 2020

 

Presidenti amerikan, gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.

“Ka disa që thonë, se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë, të shohin Berlinin! Sot në botën e lirë, thënia më krenare është “Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)’” – tha ndër të tjera, Kennedy.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit