MENU
klinika

Detajet e para

Kërcet arma në Shkodër, qëllohet me breshëri plumbash 50-vjeçari

27.06.2020 - 08:39

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër.

Mësohet se është qëlluar me armë drejt shtetasit Alban Luka, 50 vjeç.

50-vjeçari po ecte në rrugën e Darragjatit, të Njësisë Dajç, kur është qëlluar nga disa persona me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa Luka ka shpëtuar mrekullisht, pa marrë asnjë plumb.