MENU
klinika

Rrëfimi i Georginës

“Kisha turp të stërvitesha me Cristiano Ronaldon”

15.06.2020 - 17:33

Kthimi në fushë pas tre muajve ndalesë nuk ishte shumë i lumtur për Cristiano Ronaldo. Sigurisht, Juventusi u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, por ylli portugez humbi një penallti dhe u paraqit dobët. Sidoqoftë, ai gjithmonë dëshiron të japë gjithçka.

Një personalitet aq i fortë sa i bën të tjerët që e rrethojnë të ndjehen të turpëruar, kur bëhet fjalë për stërvitjen së bashku. Georgina Rodriguez, partnerja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, tregon për karantinën që kaloi me Ronaldon.

Ajo shpjegon se për herë të parë iu desh të stërvitej me Cristiano Ronaldo në palsetrën e shtëpisë. Diçka mbresëlënëse, por e mjaftueshme për ta bërë modelen argjentinas të ndjehet në siklet:

“Në fillim më vinte turp të stërvitesha me Cristiano. Imagjinoni se çfarë do të thotë të bëni ushtrime në të njëjtën hapësirë, ku ai i bën ato. Punoja më përpara me ushtrimet në shtëpi, por kur ai shkonte në stërvitje.

Mund të kalonim më shumë kohë së bashku, kur ai kthehej. Por, ajo ndjenjë u zhduk dhe tani më pëlqen të bëj aktivitet fizik bashkë me të. Ronaldo është bërë motivimi dhe frymëzimi im më i madh në këtë drejtim”.

Siç është treguar nga disa video, të dy janë trajnuar së bashku gjatë kohës së pandemisë dhe karantinës. Në fund të fundit, të ndjekësh CR7 gjatë stërvitjes është praktikisht e pamundur:

“Cristiano stërvitet në mëngjes dhe pastaj mbasdite. Ai është një atlet elitar, i jashtëzakonshëm se si përqendrohet. I është përkushtuar plotësisht pasionit të tij për futbollin. Nuk ka dyshim se ai stërvitet më shumë se të tjerët. Nuk ka asnjë krahasim me mua, kuptohet. Ai është një atlet profesionist. Kur vjen puna te fitnesi, Ronaldo më mund… shumë gola me zero. Por, të paktën kam mësuesin më të mirë në shtëpi dhe çdo ditë mësoj diçka të re falë tij”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN