MENU
klinika

Vijojnë pushimet

Georgina lë në hije Ronaldon në Dubai

08.01.2019 - 22:08

Që prej shpërthimit të tij në futboll, Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë qendra e vëmendjes së mediave, jo vetëm kur ai është aktiv në sportin më të bukur në botë, por edhe në rastet kur është me pushime.

Por tashmë që ai është në krah të Georgina Rodriguez, dukës se është bukuroshja brune, e cila rrëmben vëmendjen kur ata janë me pushime.

Ylli portugez përfitoi nga ndërprerja e gjatë e kampionatit italian të futbollit dhe është duke fluturoi për në Dubai së bashku me familjen e tij për të pushuar.

Thuajse çdo ditë, ata ndajnë me miliona ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto nga pushimet luksoze. Kështu bënë edhe së fundmi, ku Georgina ka shpërndarë foto ku duket e mrekullueshme me format e saj.

Modelja ka bërë disa ‘selfie’ që të lënë pa frymë para pasqyrave të mëdha ku duken linjat fantastike dhe të pasmet, ndërkohë që sulmuesi i Juventusit merr ngjyrë nën diellin përvëlues pas saj.