UEFA ka vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv se faza play-off për Europianin 2020 (që do të zhvillohet vitin tjetër për shkak të pandemisë) do të luhen nga data 8 tetor deri në 14 nëntor të këtij viti.
Skuadrat që kanë shkuar në fazën play-off dhe çiftet përkatëse, të dalë nga Nations League 2018-2019 janë 16, nga të cilat vetëm 4 do të shkojnë në Europian.
ÇIFTET E NATIONS LEAGUE
LIGA A
Islandë-Rumani
Bullgari-Hungari
(ndeshje finale)
LIGA B
Bosnje H.-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Irlandë
(ndeshje finale)
LIGA C
Skoci-Izrael
Norvegji-Serbi
(ndeshje finale)
LIGA D
Maqedoni e V.-Kosovë
Gjeorgji-Bjellourisë
(ndeshje finale)
Ndërsa Shqipëria, që do të zhvillonte dy ndeshje miqësore në muajin mars, me San Marinon dhe Slloveninë, do t’i luajë këto 2 miqësore pikërisht në këto kohë, pra mes 8 tetorit dhe 14 nëntorit.
Ndeshjet e Nations League dhe Play-off i Euro 2020
Ndeshjet e grupeve për UEFA Nations League 2020-2021 do të luhen në këto data: 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.
Ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor.
Ndeshjet e play-off të Euro 2020 do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor
UEFA Futsal Euro 2022 – Play-off kualifikuese do të mbahen ndërmjet 2 dhe 11 nëntor, ndërkohë që faza në grupe dhe play-offet do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto raunde merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Erind Resuli.
Presidenti Duka do të jetë i impenjuar sërish nesër paradite në vazhdimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të diskutohen vendime të tjera.