MENU
klinika

Donacioni shembullor i Remzi Ejupit

Kosovë/Mbërrijnë dhjetë mijë teste për koronavirus

02.06.2020 - 07:11

Presidenti i FC Prishtinës dhe afaristi i mirënjohur kosovar Remzi Ejupi ia ka dhënë një ndihmë të madhe shtetit të Kosovës me dhurimin e testimeve për COVID-19.

Ejupi, i cili njëkohësisht është edhe pronar i kompanisë së fluturimeve “Eurokoha”, ka dhënë një lajm tejet të mirë sot, raporton “Zeri.info”.

Ditë më parë erdhi donacioni i parë i Ejupit me një mijë teste, derisa ai konfirmoi tani se kanë arritur edhe dhjetë mijë testet tjera për COVID-19.

I pari i FC Prishtinës ka bërë me dije se ky donacion u bë i mundur me ndihmën e biznesmenit nga Tetova, Lazim Destani dhe Nazmi Viqës.

“Sot kemi arritur t’i pranojmë edhe dhjetë mijë teste, edhe pse nuk ka qenë e lehtë të sigurohen këto teste. Pjesë e këtij donacioni janë 12 mijë teste dhe këtu ka ndihmuar edhe Lazim Destani i kompanisë ‘Ekolog’ dhe Nazmi Viqa”, tha Remzi Ejupi në RTK, përcjell “Zeri.info”.

“Një pjesë për futbollin, si dhe të tjerat për qytetarët e Kosovës. Asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur kaq shumë për disponueshmërinë e testeve. Natyrisht, ne kemi qenë në kontakt me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me atë të sportit, Vlora Dumoshi. Jemi konsultuar edhe me IKSHP-në. Kemi dalë shumë të suksesshëm në këtë periudhë me pandemi dhe tashmë kemi teste më shumë në dispozicion”, tregoi Ejupi.