MENU
klinika

6 muaj që nga rasti i parë me Covid-19 në Wuhan

Kreu i OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur akoma

30.06.2020 - 08:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pandemia e koronavirusit nuk është drejt përfundimit.

Tashmë janë bërë 6 muaj që prej regjistrimit të rastit të parë në Wuhan të Kinës dhe në të gjithë botën regjistrohen më shumë se 500 mijë viktima e mbi 10 milionë të infektuar me Covid-19.

“Është një moment reflektimi për të gjithë ne”, u shpreh kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus teksa paralajmëroi se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

“Me këtë lloj mjedisi dhe kushtesh, ne duhet të mendojmë për më të keqen”, shtoi ai, citojnë CNN dhe BBC.

Pavarësisht përmirësimit të situatës në disa vende, Gebrejesus nënvizoi se pandemia po përhapet me shumë shpejtësi, ndaj për këtë bota do të ketë nevojë edhe për më shumë durim, kapacitet rimëkëmbjeje dhe bujari në muajt në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OBSH paralajmëron: Kanë efekte anësore

“Koronavirusi ka nxitur shitjen e ilaçeve të rreme”