MENU
klinika

11 metrat, mes ferrit dhe parajsës

Kur u shpik penalltia dhe ku akordohen më shumë

21.06.2020 - 19:33

Para 130 vitesh u shpik futbolli, një nga lojërat më popullore dhe më të dashura për të gjithë në botë, e përhapur në cdo cep të globit dhe që mbërthen me emocione të gjitha moshat dhe dy gjinitë.

Megjithatë, penalltia është futur më vonë në rregulooren e futbollit, më saktë në qershor të vitit 1891, në futboll u fut. Një ide e lindur nga irlandezi William McCrum, për të ndëshkuar faullet më të shpeshta pak metra nga porta.

Goditja nga 11 metrat (ose nga 12 jardë, siç i pëlqen ta thonë anglezët) përmbledh ferrin dhe parajsën njëkohësisht për të apasionuarit ndaj këtij sporti dhe jo më kot, në më shumë se një shekull është shndërruar në një prej elementeve më të diskutuara dhe kontroverse.

Në të njëjtën kohë, nga vitet 1970 e mbrapa u bë edhe instrumenti për të zgjidhur edhe ndeshjet që përfundonin në barazim. Shumë shpesh në historinë e futbollit ka qenë pikërisht një goditje nga pika e bardhë ajo që ka bërë diferencën mes fitores dhe disfatës.

Italia, të paktën mes pesë ligave të mëdha të Europës, mund të quhet atdheu i penalltive, sidomos pas futjes së teknologjisë VAR, siç tregon edhe studimi i bërë nga CIES, për 3 sezonet e fundit, 2017-2020, por duke përfshirë vetëm 35 kampionate europiane (Shqipëria nuk ishte pjesë e studimit).

Në renditjen absolute, Seria A është e pesta në renditje (jepet një penallti çdo 249 minuta), ndërsa në vendin e parë qëndron kampionati polak, ku një 11- metërsh akordohet çdo 230 minuta.

Liga që i “preferon” më pak goditjet nga pika e bardhë është ajo norvegjeze, ku një penallti vërshëllehet një herë çdo 389 minuta. Në renditjen e 5 kampionateve më të rëndësishme, Seria A lë pas Ligën 1 franceze (1 penallti çdo 262 minuta); La Liga-n spanjolle (1 çdo 268 minuta); Bundesligën (1 penallti çdo 321 minuta) dhe Premier League angleze vjen e pesta me një 11-metërsh çdo 382 minuta.

Nëse e nisim nga pesë kampionatet më të mëdha të Europës, është Lazio e Thomas Strakoshës ajo që ka fituar në 3 vitet e fundit më shumë penallti në favor ose, e thënë ndryshe, godet një të tillë çdo 296 minuta, për një total prej 31 të tillash.

Pas shpatullave të bardhekaltërve qëndrojnë francezët e PSG-së (1 çdo 320 minuta), ndërsa e mbyll podiumin Sampdoria me 1 penallti çdo 325 minuta. Juventus është vetëm i shtati në këtë renditje me një penallti çdo 383′, ndërsa Inter është i dhjeti me 1 çdo 395 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja në një video

15 penalltitë e veçanta në futboll


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola