MENU
klinika

Rrëfimi i Antonin Panenkës

“Do përfundoja në fabrikë nëse nuk do shënoja”

04.11.2019 - 14:29

Një nga momentet historike të futbollit është edhe penalltia e çekut Antonin Panenka, që u ekzekutua në ndeshjen kundër Gjermanisë Perëndimore në vitin 1976, duke mposhtur portierin legjendar Sepp Meier.

Më pas shumë të tjerë e kanë imituar, madje edhe në ditët e sotme gjerësisht praktikohet, ndonjëri edhe ka dështuar në realizim. Në një rrëfim për prestigjozen “AS”, ish-futbollisti çek, që e shpiku këtë penallti u shpreh se, nëse do ta humbiste, atëherë do të punonte në fabrikë për shumë vite.

Panenka ka zbuluar edhe një tjetër penallti. Kemi parë penalltinë me dy takime, ku fillimisht Johan Cruyff ia pasoi shokut të skuadrës, Olsen, që realizoi. Në ditët e sotme ishte Mesi ai që asistoi për Suarezin dhe u bë virale. Panenka shprehet se edhe këtë penallti e ka shpikur ai.

FUTBOLLISTI MË I MIRË – Unë nuk di gjuhë të huaja dhe ndoshta më krahasojnë me dike, por nuk mund ta lexoj. Kur shënova penalltinë në Beograd më 1976, të gjithë po flisnin për mua.

Këtë ma tha Franc Beckenbauer. Po të pyesësh 1 milionë njerëz për më të mirin, disa thonë Ronaldo e disa Messi. Për mua janë të dy, nuk mund t’i ndaj.”

PENALLTIA PANENKA– “Më pëlqen që është në emrin tim, sepse më bën më të famshëm dhe më bënte ndihem mirë. Nuk e kam problem të flitet për penalltinë time. Unë gjithmonë bëj shaka.

Nëse do ta kisha humbur atë penallti, do të punoja në fabrikë për 30 apo 40 vite, sepse ishte çështje politike. Do të dëmtohesha shumë nga komunizmi. Edhe nëse do të më dënonin, do të më lëshonin prapë dhe sërish do të luaja futboll.

Nuk e di sa herë e kam parë atë penallti, sepse nuk jam matematicien dhe as ekonomist. Por, mund të them me bindje se ajo penallti po udhëton shumë në kohë dhe në çdo kompeticion.”

PENALLTIA ME DY TAKIME“Për mua nuk është diçka e re, sepse me shokun tim, Carol Dobiak, e bëja çdo të shtunë dhe kam qenë i pari edhe për këtë. Por mendoj se tani duan ta heqin.

Kam shënuar ashtu në ligën e parë çeke kundër Brno. Para Cruyff, po para tij. Njerëzit janë dyshues, sepse nuk e kanë parë atë dhe askund në rregullore nuk përmendet që nuk mund të preket topi lehtë”, – u shpreh mes të tjerash Antonin Panenka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja në një video

15 penalltitë e veçanta në futboll