MENU
klinika

Propozimi i Hotit për dialogun me Serbinë

Kurti refuzon “Forumin e Liderëve”

11.06.2020 - 11:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar para dy ditëve letër shefit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të diskutuar për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhuka, që ka shkruar në Facebook se nuk iu janë përgjigjur ftesës së Hotit dhe nuk do të marrin pjesë në takimet e thirrura nga kjo qeveri.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, kanë deklaruar nga Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar mekanizmin e tij për dialogun me Serbinë, i cili pritet të çojë drejt një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve. Shefi i ekzekutivit kosovar ka propozuar një “forum të liderëve” për bisedimet me palën nga Beogradi.

Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka ftuar partitë opozitare të vendit që t’i bashkohen nismës së tij./GazetaExpress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN