MENU
klinika

Shënjestër deri në 800 metra

Ky është supersnajperi me të cilin u tentua eliminimi i Çapjas

08.06.2020 - 15:13

Policia e ka ta qartë tashmë se çfarë ndodhi sot rreth orës 09:25 minuta në shtëpinë e Ardian Çapjas, në të cilën ai u qëllua me armë nga largësia me qëllim eliminimin fizik.

Në drejtim të tij u qëllua prej kodrës së Krastës nga një largësi e pazakontë për armë të thjeshta.

Bëhet fjalë për një snajper mjaft të avancuar, i cili u gjet i djegur në makinën e braktisur të atentatorëve disa minuta pasi tentuan të vrisnin objektivin e tyre.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një snajper, “Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum”, 27 mm, prodhuar në Finlandë, i cili njihet botërisht për saktësinë e tij për shenjestrimin e objektivave disa qindra metra larg. Policia ka zbuluar se Ardian Çapja u qëllua nga 250 metra largësi me një snajper që mund të vrasë deri në 800 metra. Për fatin e tij, plumbi i lëshuar e kapi në shpatull duke i shkaktuar një plagë të madhe.

Specifikat

“Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum” 27 mm mund të qëllojë objektivat e tij deri në 800 metra dhe ka “nam” të mirë në botë për saktësinë.

Arma kushton nga 6 500 deri në 10 000 dollar në tregun e rregulluar të armëve, ndërsa mendohet se në tregun e zi ai shkon edhe më tepër.

Vetë kostoja e kësaj arme tregon se atentati ndaj Ardjan Çapjas është i mirëorganizuar dhe financuar nga personazhe me fuqi financiare.

Snajperi në fjalë peshon mesatarisht 6.5 kilogram.

Mbushja bëhet manualisht dhe në karikator mban 9 ose 11 fishekë në varësi të specifikave që kërkon blerësi.

Image

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër