MENU
klinika

Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër

04.02.2020 - 13:17

Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër.

Mësohet se operacioni në qytetin verior vjen pas vlerësimeve për një ndërhyrje emergjente.

Ende nuk ka detaje se kush është në shënjestrën e kësaj njësie, por ato kanë mbërritur në kryeqendrën e veriut me mjete te blinduara.

kolana e librave

Rasti i Shkodrës, sipas burimeve është i ngjashëm me atë të Shijakut, ku u sekuestrua Vila Golden, ku u mbajt peng Jan Prenga.

Ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.