MENU
klinika

FSHF zhbllokon Digitalb

Lajmi i mirë për tifozët, ndeshjet sërish live në Tv

15.06.2020 - 14:28

Tifozët shqiptarë sërish do të kenë mundësinë të shohin ndeshjet në ekranin e Tv dhe jo si dje, teksa ndeshja Partizani-Luftëtari u transmetua në youtube. Sot është zgjidhur ngërçi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë Digitalb për sa i përket sinjalit të transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Ishte “SuperSport” ai që në kanalin “SS1” saktësoi se sot teleshikuesit mund të ndjekin 4 takimet e radhës së javës. Federata akuzonte Digitalb se prej thuajse 2 vitesh nuk kishte parë qoftë edhe një këst të të drejtave televizive, që shkojnë te 300 mijë euro për sezon.

Qeveria e futbollit kishte pranuar edhe rrugën e mesme, pra gjithçka e ndarë në këste. Madje, sot, federata ishte përgatitur edhe me stafin e saj për të transmetuar 4 ndeshjet e javës së 29-të, por ato do të jepen në Supersport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola