MENU
klinika

Fitorja më e thellë e sezonit

“Poker” i Çinarit, Partizani “mrekulli e tetë”

14.06.2020 - 17:57

Pritej një kthesë e tillë dhe ka ardhur. Partizani ka fituar bindshëm në shtëpi 8-1 ndaj Luftëtarit në javën e 29-të të Superiores, duke lënë kështu zonën “play-out” për momentin dhe duke parë për nga zona më sipër e renditjes.

Heroi i fitores ishte Çinari, që ka realizuar 4 gola në suksesin e sotëm. Sulmuesi shkodra realizoi golin e parë në minutën e 8-të dhe vetëm pas 9 minutash shënon edhe të dytin. Broja thellon shifrat në 3-0 në 29’.

Miqtë gjirokastritë ngushtojnë shfrat në 37’ me Likën. Por pjesa e parë do të kishte një tjetër gol dhe sërish Çinari, teksa në sekondat shtesë të fraksionit të parë realizon golin e parë, duke e mbyllur ndeshjen thuajse që në 45 minutat e para. Ndikoi edhe dalja me të kuq e Hysenit në 41’ për miqtë.

Në pjesën e dytë Partizani dukej më i lirshëm. Çinari shfrytëzon rastin dhe shënon edhe golin e katërt pesonal dhe të pestin për ekipin në 69’. Pastaj do të ishte radha e një autogoli (Dragoshi 80’), ndërsa Brown në 81 con shifrat në 7-1.

Në fund ka edhe një penallti për Partizanin, që e kthen në gol Cara. Mbyllet 8-1, që është edhe fitorja më e thellë e sezonit dhe një nga fitoret më të thella që dekadave të fundit. Trajnerin Sormani merr frymë dhe mund të tentojë më shumë tani.

PARTIZANI-LUFTËTARI 8-1

Çinari 9’, 17’, 45+’, 68′, Broja 29’, Dragoshi 80′ (a), Brown 81’, Cara 92′ 11-m / Lika 37’

PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Çinari, Llanaj, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Isu, Duka, Dushkaj, Hyseni, Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

GJYQTARË: Kreshnik Bajramaj, Ani Kociaj, Uran Korra, Roxhers Muska

KARTONË TË VERDHË: Cordeiro 42’, Isu 13’, Hyseni 32’, 40’

KARTON I KUQ: Hyseni 40’ (2v)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN