Ligji i ri për produktet plehëruese që rregullon importin dhe përdorimin e tyre si dhe heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore kanë dhënë efekt të madh tek fermerët në drejtim të uljes së kostos së prodhimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore tek produktet bujqësore.
Ministri Bledi Çuçi ishte në Krutje të Lushnjes ku vizitoi një fermë që kultivon manaferra të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.
Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i produkteve plehëruese në bujqësi.
Në vijim të vizitës tek ferma e manaferrave në Krutje, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përsëriti thirrjen për të aplikuar për fondet e programit IPARD.