Në vitet 620’, që nga establishmenti i një shteti mysliman, Islami u zgjerua me një shpejtësi marramendëse. Brenda një shekulli kalifati islamik kontrollonte të shumtën e Azisë, Afrikës Veriore dhe pjesë të Europës.
Këto pushtime u arritën pa novacione teknologjike apo taktike, por ishin triumfe të një ideologjie militante, besimtarëve të frymëzuar me një shpirt luftarak dhe me një nxitje të flaktë për të pushtuar në emër të besimit të tyre.
Edhe pse në princip lufta mes myslimanësh ishte e ndaluar, lufta kundër të pafeve ishte e lejuar nga parimet e Islamit dhe u inkurajua nga historia e hershme e tij. Profeti Muhamed (570-632), themeluesi i Islamit, ishte gjithashtu një lider ushtarak i cili luftoi dhe u plagos gjatë luftës mes qyteteve veriore arabe të Meks dhe Medinës.
Gjatë sundimit të shkurtër të Abu-Bakrit, i pari nga “kalifët” që udhëhoqi myslimanët pas vdekjës së Muhamedit, myslimanët arabë kishin filluar ndërkohë të shtyheshin jashtë Arabisë. Nga themelimi i kalifatitit të Umajadëve në 661, me kryeqytet Damaskun, arabët sundonin Egjiptin, Persinë, Palestinën, dhe Sirinë.
Në shekullin e vdekjes së Muhamedit, Islami krijoi një perandori që rivalizonte Romën antike, duke u shtrirë deri në Spanjë dhe Azinë Qëndrore.
Brënda një shekulli ata penetruan në lindje deri në Afganistan dhe në perëndim deri në Spanjë dhe Francën Qëndrore. Uniteti i Islamit ishte një ideal i parealizuar, vetë themelimi i dinastisë së Umajadëve mbolli farat e ndarjes midis myslimanëve Shia dhe Suni, që vazhdon deri në ditët e sotme.
Në vitet 750’ Abasidët i rrëzuan me gjakderdhje Umajadët, dhe qëndër e kalifatit u bë Bagdatin. Në shekujt e XI dhe X Kalifatë rivalë u shpallën në Kordovë dhe Egjipt (fatimidët shitë). Grindjet e brëndshme detyrimisht penguan zgjerimin e Islamit.
Është me interest të diskutohet edhe taktikat luftarake.
Ushtritë arabe ishin në fillimisht mjaft të spikatura për përdorimin e gamileve, që u mundësonin atyre lëvizshmëri të madhe, duke mbajtur furnizime, paisje dhe gjithashtu ushtarë. Sërish arabët treguan se mësonin shpejt: duke adaptuar shumë nga teknikat ushtarake të bizantinëve, ata zhvilluan kavaleri efektive dhe mësuan luftëbërjes në artin detar.
Ky tas u punua në Persi në shekullin IX. Armët dhe armatura perse – përshembull, helmetat, – influencuan luftbërjen islamike.
Por me kalimin e kohës arabët ndërprenë së qëni luftëtarë të Islamit. Nga shekulli IX, aristokracia e tyre humbi guston e saj për luftë. Në vend të kësaj, sundimtarët myslimanë rekrutuan burra nga fiset turke të Azisë qëndrore për të luftuar në ushtritë e tyre.
Këta ushtarë ishin skllevër, edhe pse të një lloji të pazakontë: disa komandantë skllevërish u bënë anëtarë të pasur dhe të privilegjuar të shoqërisë. Kjo preferencë për ushtarë skllevër do të bëhej një veçori e ushtrive myslimane.
Një citat i vezirit Nizam al-Mulk (1018-1092) përmbledh mënyrën e të menduarit të lidërve myslimanë:
“Një skllav i bindur është më mirë se 300 djemë, pasi dëshira e këtij të fundit qëndron tek vdekja e të atit, kurse skllavit jeta e gjatë e mjeshtrit të tij.”
Por kalimi i fuqisë ushtarake tek ata që nuk ishin arabë, pashmagshmërisht u ndoq nga një rotacion i pushtetit politik. Dhe pikërisht në shekullin XI arabët rrështën së qëni sundimtarët e vërtetë të botës myslimane.
Në perëndim, almoravidët dhe pasardhësit e tyre, almohodët morën mbështetje e tyre nga berberët, duke kontrolluar Spanjën myslimane dhe Marokun. Në lindje, turqit e islamizuar zgjeruan pjesën më të madhe të Azisë Veriore dhe Qëndrore, duke përfshirë edhe Arabinë.
Turqit ishin kalorës të shkëlqyer të cilët tradicionalisht luftonin si harkëtarë, duke i flakur shigjetat e tyre gjatë vrapimit me kalë në një stil mësymës. Kur ata gjithashtu mësuan të luftonin ballë-ballë duke përdorur shtiza, topuzë dhe kama, ata u bënë një armik i pathyshëm.
Në shekujt X dhe XI turqit ghazi, që kishin qënë shpata e Abasidëve në Azinë qëndrore, formuan perandorinë e tyre, duke sunduar nga Persia deri në Afganistan. Gjatë shekullit XI ata u zëvendësuan nga një grup tjetër turqish, selxhukët, të cilët u bënë forca dominuese e Azisë myslimane.
Turqit selxhukë dolën si forcë dominuese e botës islamike në shekullin XI, duke mposhtur deçisivisht bizantinët në Manzikert në 1071.
Nën udhëheqjen e lidërve si Togril beu dhe Alp Arslani, selxhukët zgjeruan pushtetin e tyre në Mesdhe dhe filluan të islamizonin Anadollin (Turqinë e sotme).
Dallgë të reja do vinin në shekullin XII ku shenja e vrullit islamik po perëndonte. Në Spanjë Rekonkuista e Krishterë ishte në lëvizje. Mes selxhukëve kishte përçarje, e cila lejoi kryqëzatat e krishtera që të pushtonin Jerusalemin dhe të krijonin shtete të reja në Mesdheun Lindor.
Në shekulllin XIII pjesa më e madhe e Spanjës u çlirua nga Islami, ndërkohë që Azia myslimane ndjeu furinë e plotë të sulmeve mongole nën Xhengiz Khanin dhe pasardhësve të tij. Myslimanët zotëronin pjesën më të madhe të Indisë Veriore por u penguan fuqimisht nga mbretëritë e Hindu Raxhputit dhe, nga shekulli XIV, nga perandoria e Vixhajanagarit në Indinë jugore.
Ushtarë të tillë, të gdhendur gjatë kohës së mbretërisë hindu të Vixhajanagarit në Indinë Jugore, frenuan përhapjen e Islamit përtej Indisë veriore dhe qëndrore.
Por prapë se prapë Islami ruajti një forcë restauruse, i aftë për mësymje të reja agresioni ushtarak. Ushtarët skllevër të Egjiptit, Mamlukët, provuan se ishin të aftë të mbroheshin nga mongolët dhe shtetet kryqtare, ndërkohë që në Anadoll në fillimin e viteve 1300’ sulltani turk Osmani I filloi ndërtimin gradual të Perandorisë Osmane.