MENU
klinika

Yuri Kim jep mesazhin pas takimit me Lleshajn dhe Veliun

” SHBA po ju ndihmon, avanconi në luftën kundër krimit të organizuar”

28.06.2020 - 11:30

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka falenderuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin dhe jep edhe një mesash për vijueshmërinë e punës.

Kim nxit policinë që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë.

Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ambasadorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje Ramës dhe Metës të lënë lojërat me Venecian

Yuri Kim kërcënon sërish sabotatorët e reformës