11.06.2020 - 07:18
Gjatë ditës së sotme plot 32 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe. Ky është provimi i dytë që Matura Shtetërore do të zhvillojë, pasi ditën e hënë ata realizuar testin e Gjuhës të Huaj.
Ky provim ashtu si edhe ai i së hënës do të zhvillohet me masa të rrepta sigurie ndaj Covid-19. Të gjithë nxënësit dhe personat e tjerë që do ndodhen në shkolla do duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Ndërsa çdo klasë do të ketë vetëm 10 maturantë që do të qëndrojnë me një distancë prej 1.5 deri në 2 metra.
Ndërkohë duhet theksuar se ky është i pari vit që provimet e Maturë Shtetërore zhvillohen ë të gjitha shkollat dhe jo vetëm në objekte në përzgjedhura.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Maturantët rikthehen në bankat e shkollës