Largimi i papritur i Meghan Markle dhe Princ Harryt nga pallati mbretëror solli trazira të mëdha në pallat dhe shqetësim të madh të Mbretëreshës Elizabeth.
Harry dhe Meghan hoqën dorë me vullnet të plotë nga statusi mbretëror dhe nisën jetën e re në Kanada, duke hequr dorë gjithashtu nga obligimet e tyre.
Mirëpo, Mbretëresha është në merak se ky veprim mund të përsëritet nga William dhe Kate, ndaj është gjithë kohës nën vëzhdimin e tyre.
Ajo nuk do që çifti të bëjë të njëjtin “gabim” dhe preferon t’i mbajë nën kontroll, para se të jetë tepër vonë për të vepruar, siç ndodhi me Harry-n dhe Meghan.
“Mbretëresha dhe Duka do të jenë duke vëzhguar me shumë kujdes sepse nuk do që gjërat të shkojnë siç shkuan dikur falë mbretërorëve të rinj.”- ka treguar autori i mbretërisë, Tom Quinn.
Duke marrë parasysh faktin që william do të jetë mbreti i ardhshëm i vendit pas princit Charles, kjo i jep të drejtë Mbretëreshës për shqetësimin e saj.