MENU
klinika

Analisti bën parashikimin: Fiton çdo zgjedhje

“Me këtë fuqi politike të Vuçiçit, do ta kemi të vështirë dialogun”

22.06.2020 - 07:11

Partia e presidentit, Aleksandar Vuçiç, SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e djeshme parlamentare në Serbi. Kjo deklaratë është sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të rezultateve të përpunuara deri më tani.

Njohësi i çështjeve politike, njëherësh profesor në universitet, Milazim Krasniqi, përmes një postimi të bërë në Facebook, shpall Vuçiç si fituesi absolut i të gjitha zgjedhjeve në Serbi.

Ai ndër të tjera thotë se me këtë fuqi politike të Vuçiçit dhe me këtë pozicion gjeopolitik të Serbisë, Kosova do ta ketë shumë të vështirë dialogun dhe krejt të pasigurt epilogun.

POSTIMI I KRASNIQIT:
Aleksander Vuçiçi është fituesi absolut i të gjitha zgjedhjeve në Serbi (parlamentare, krahinore, lokale.) Ai faktikisht është vozhdi serb. (Nëse Pashiqit iu deshën shqiptarët e Xhemijetit për ta miratuar Kushtetutën e Vidovdanit, Vuçiqit nuk i duhen as serbët jashtë partisë së vet, për ta ndryshuar edhe Kushtetutën. Serbia nën regjimin e tij tashmë është rikthyer si partner i respektueshëm i BE-së dhe i SHBA-së.

Sikundër dihet, Serbia nën regjimin e tij, në të njëjtën kohë, është satelit i Rusisë dhe partner preferencial i Kinës. Me këtë fuqi politike të Vuçiçit dhe me këtë pozicion gjeopolitik të Serbisë, Kosova do ta ketë shumë të vështirë dialogun dhe krejt të pasigurtë epilogun. Vetëm po të bëheshin bashkitë të gjithë akterët politikë brenda Kosovës dhe po të koordinoheshin brenda një kornize qartësisht atlantiste edhe me Shqipërinë e shqiptarët e Maqedonisë, do të mund të bëhej diçka më shumë.
Me këtë qeveri që ecën si me këmbë të drunjta, me moskomunikim e mosdurim iracional institutucional, me ndërskanca serike, gjasat tona në ballafaqimet e radhës me Serbinë janë të zymta. Pra, tema e vërtetë është kend e kanë tanët përballë, jo kush është bajraktari në mesin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin serb

Exit Pollet: Partia e Vuçiç ka marrë 180 mandate