MENU
klinika

Finalja më 17 qershor

Mësohet finalisti i dytë i Kupës së Italisë

13.06.2020 - 22:00

Mësohet finalisti i dytë i Kupës së Italisë pas Juventus. Edhe pse me shumë vuajtje, Napoli ka siguruar finalen pas barazimit 1-1 në “San Paolo” ndaj Inter, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-1 në Milano.

Dy minuta ia janë dashur Inter-it për të zhbllokuar ndeshjen. Autori i golit ishte Eriksen, i cili ka kapur në befasi të gjithë duke shënuar nga goditja e këndit. Një nisje shumë e mirë e miqve në “san Paolo”.

Napoli ka arritur të barazojë në minutën e 43-të. Gjithçka ka nisur nga këmbët e portierit Ospina, i cili ka kapur në befasi mbrojtjen e zikaltërve me një pasim të gjatë drejt Insigne-s. Kapiteni i Napoli-t është futur në zonë dhe ka pasuar te Mertens, i cili nuk ka gabuar.

Pjesa e dytë ka folur më shumë për Interin, me disa raste të pastra shënimi. Gjithsesi, mbyllet 1-1 dhe Napoli kalon në finale. Hysaj ka luajtur për 90 minuta të plota dhe në lartësinë e duhur. Finalja Juventus-Napoli do të luhet më 17 qershor në “Olimpico” të Romës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola