MENU
klinika

"Nëse nuk e votojnë është “nul”

Mustafa Nano dy fjalë për opozitën parlamentare: Kërcënimi është një bllof

11.06.2020 - 17:08

Situata politike me theks të veçantë çështja që ka të bëjë me reformën zgjedhore, në vëzhgimin e analistit politik Mustafa Nano, është një çështje që nuk ka kthim prapa. Në studion e lajmeve të TvT, Nano, tha se pakti PS-PD-LSI është vështirë të cenohet dhe “kërcënimi” i opozitës paralamentare nuk është asgjë më shumë se një “bllof” sipas tij, dhe i pafuqishëm.

“Kërcënimi i tyre është një bllof, ata nuk kanë fuqi moa ta votojnë, është një marrëveshje e cila do të votohet nga ta, nëse nuk e votojnë është një “nul”.

Përkitazi me idenë se sa mund ta kompromentojë gjithë marrëveshjen fakti që mazhoranca mund të siguroja 6 vota që i duhen nga opozita parlamentare, për Nanon, është mëse e qartë.

“Unë nuk besoj se ka zëra për shantazh apo për blerje votash, sepse ata do të bien dakord, që të votojnë në favor të një marrëveshje historike, dhe në këto rrethana e shoh të vështirë të bllokohet si marrëveshje, dhe si e tillë ajo do të votohet”.

Analisti Mustafa Nano, faktit se a ka ndryshuar Shqipëria në aspektin ekonomik, i përgjigjet me një kundërfakt, që sipas tij vetë kryeministri Edi Rama, duke parë gjithë këtë krizë ekonomike, nuk ka asnjë këshilltar ekonomik që do ti ndihmonte në mënaxhimin e vendit në terma ekonomik, dhe në rrethana të tilla kryeministri i vendit bën improvizime ekonomike dhe asgjë më shumë.

Nano, analizoj edhe faktin se figura promovuese në politikë e Lulzim Bashës, ka nevojë për një portretizim tjetër dhe deri në fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhme, sipas Nanos, ai ka kohë ta bëj një figurë më të fortë për ti rezistuar njerzve në PD dhe jashtë saj.