13.06.2020 - 07:52
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët në natën e bekuar të Shna Ndout. Duke publikuar disa foto nga Kisha e Laçit, Meta ka uruar besimtarët për një jetë të mbushur me dashuri dhe begati.
“Të nderuar besimtarë, Në këtë Natë të Bekuar të Shna Ndout, u bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi për ju e familjet tuaja, dhe uroj përzemërisht të keni bekimet e Shenjtit”, shkruan Meta.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama akëtë mëngjes ka publikuar një video nga Kisha e Laçit.
Ndryshe nga herët e tjera, Kisha e Laçit nuk priti mijëra besimtarë, kjo për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rituali i 13 të martave
Laç/ Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout
Pezullohet pelegrinazhi