MENU
klinika

Ndeshjet në një qytet

NBA starton më 31 korrik me vetëm 22 ekipe

03.06.2020 - 11:31

Sezoni 2019-2020 i NBA-së do të rinisë më 31 korrik, në Disney World të Florida-s, ku do të grumbullohen të gjitha ekipet. Pjesëmarrëse në këtë fazë të mbetur të sezonit të rregullt do të jenë vetëm 22 skuadra nga 30 të tilla.

Përveç ekipeve të renditura në 8 vendet e para në secilën Konferencë, Lindje dhe Perëndim, deri më 11 mars, datë kur u ndal sezoni prej koronavirus, do të luajnë edhe ekipet e renditura në vendet 9-11. Kjo bëhet për t’u dhënë edhe atyre një shans për zonën play off.

Sipas formulës së re, secila skuadër do të luajë nga 8 ndeshje dhe në total do të luhen 88 takime nga 259 që kishin mbetur. Kjo do të thotë që çdo ekip pjesëmarrës do të kalojë limitin e 70 ndeshjeve sezonale.

Sipas planit të përgatitur nga NBA, ndeshjet do të nisin më 31 korrik, pa tifozë, dhe do të luhen 6 takime në ditë. Pasi të përfundojnë 88 takimet e mbetura do të nisë faza play off, që nuk ndryshon skemë.

Do të luhet me 7 ndeshje, kualifikohet ekipi që fiton 4 takime. Në këtë rast, faktori fushë nuk vlen, pasi ndeshjet do të luhen në një qytet. Ndërkohë, ende nuk është marrë vendimi që skuadrat të stërviten në grupe, kjo për shkak të protestave që kanë përfshirë SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve