MENU
klinika

Galatasaray me respekt për figurat

Nderohet Bryant, Ataturk dhe Ali Sami Yen

22.06.2020 - 17:07

Tifozët nuk do të jenë të pranishëm për përfundimin e sezonit të Galatasaray, por gjiganti turk ka gjetur një mënyrë fenomenale për të akomoduar tifozët që mbeten të pranishëm në shpirt. Një prej tyre është legjenda e basketbollit amerikan, Koby Bryant, portreti i të cilit gjendej në stadiumin e “Ataturk” në barazimin 3-3 që Galatasaray mori përballë Gaziantep.

Basketbollisti i ndjerë gjendej në mesin e shumë tifozëve turq që kishin gjetur mënyrën për të qenë pranë skuadrës së tyre të zemrës. Por ato që binin në sy ishin portretet e Mustafa Kemal Ataturk, i konsideruar babai i shtetit modern turk dhe fotografia e themeluesit të Galatasaray, Ali Sami Yen, i biri i rilindasit Sami Frashëri.

Kobe Bryant ishte një tifoz i futbollit modern, me basketbollistin që gjatë periudhës kur luante me Lakers vizitoi shumë klube, mes të cilëve edhe Galatasaray, skuadër të cilin e vizitoi në vitin 2011, madje duke marrë pjesë edhe në goditjen e penalltive me anëtarë të ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola