Statuja e eksploruesit italian, Kristofor Kolombi, u hoq nga qyteti amerikan i San Françiskos, pasi protestuesit shprehen të shqetësuar, se simbolizon shtypjen raciale.
‘’Statuja me peshë dy ton, datonte prej vitit 1957 dhe u çmontua nga këshilli bashkiak i qytetit, pasi ishte në shënjestër të vandalizmit, ditët e fundit’’ – thuhet në mediet amerikane.
Zyrtarja e Bashkisë, Catherine Stefani, e quajti aktin, si “hap të domosdoshëm”, në deklaratën e postuar në Twitter, duke pretenduar se monumenti përfaqësonte “bazat e dhimbshme” të historisë së vendit.
“Skllavëria, nënshtrimi dhe pushtimi janë fenomene që të gjithë, duhet t’i dënojmë… statuja përfaqësonte një version imagjinar dhe të purifikuar të historisë tonë, duke e nderuar Kolombin, ndërsa injoronte traumën që shkaktuan veprimet e tij” – shkruante, Stefani.
Javën e kaluar, një statujë e Kolombit me kokën e prerë, u evidentua edhe në qytetin e Bostonit, ndërsa në Virxhinia, një tjetre iu vu zjarri dhe u hodh në liqen.