MENU
klinika

Por Conte e bëri paralajmërimin!

“Ne po përballemi me një rrezik pasi…”/ Italia hap kufijtë për turistët

03.06.2020 - 10:53

Ndërsa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.

Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme.

“Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri“, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave.

kolana e librave

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë.

Vendi po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe 33.500 vdekje./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të na mbarojnë makaronat!"

A do të vuajë Europa një krize urie?

A është e nevojshme bashkësia për të menaxhuar pasojat e krizës?

“Kriza e Coronës provë ekzistenciale për BE”