Rikthimi i virusit, sipas virologes së njohur italiane, Ilaria Capua, po ndodh për fajin tonë dhe të mënyrë së jetesës.
“Ne e lejuam atë të hipte në aeroplan dhe të përhapet në të gjithë planetin. Pandemia u ngrit rreth planetit sepse jetojmë në një sistem më të shpejtë sesa duhet të jetë.
Virusi u përhap në 5 kontinentet brenda një jave. Ky është faji ynë. Ne u gjendëm plotësisht të papërgatitur për t’u përballur me atë që shpërtheu brenda disa javësh.
Por tani për fat të mirë, situata nuk është ajo që ishte në janar”, tha ajo për mediat italiane.
Po ashtu ajo shpreh shqetësimin për protestat masive që po vazhdojnë në SHBA: “Kam frikë se do të kemi infektime të mëdha”.
Ndërsa pati edhe një kërkesë për nënat që të vaksinojnë fëmijët:
“Ata që kanë humbur vaksinimet duhet t’i rikuperojnë ato, përndryshe pas 5 vitesh do kemi adoleshentë të pa vaksinuar”.
Në Shqipëri ditët e fundit është parë një rritje e rasteve të të infektuarve, ku sot u shënua një rekord i ri me 82 të infektuar në 24 orët e fundit. QSUT është kthyer një nga vendet më shqetësuese si një vatër infeksioni.