MENU
klinika

Forumi Ekonomik online i Delfit

“Në vjeshtë plani i BE për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”

13.06.2020 - 10:44

Plani i BE për zhvillimin ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili do të ndihmojë në procesin e pranimit të tyre, pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës, tha sot komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Forumin Ekonomik online të Delfit.

Varhelyi ishte folësi kryesor në diskutimin e forumit mbi “Aderimin në BE të Ballkanit Perëndimor: Besueshmëria, parashikueshmëria dhe drejtimi politik”.Të pranishëm në këtë forum online ishin kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Serbisë,  Ana Brnabiç dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjithashtu mbajti një mesazh video.

Komisioneri tha se pandemia e koronavirusit kishte vonuar planifikimin. ”Plani ekonomik, pjesë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, është një përparësi e lartë për Komisionin Europian”, deklaroi Varhelyi.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në veçanti, të cilat janë në pritje të një date për fillimin e bisedimeve të pranimit, Varhelyi tha se “do të kemi kornizën e negociatave brenda ditëve të ardhshme”. Në mesazhin e tij, presidenti serb Vuçiç iu referua rajonit si një bashkëpunim “miniSchengen” midis vendeve, i cili duhet të forcohet brenda rajonit, por edhe me BE-në, veçanërisht në lidhje dhe infrastrukturën.

Kryeministri shqiptar Rama foli për përpjekjet e vazhdueshme për bisedimet e pranimit.

”Ndërsa ka ende shumë për të bërë, ka pasur një përmirësim të dukshëm në mënyrën sesi menaxhohen situatat e vështira”, deklaroi Rama.

Kryeministrja serbe Brnabiç foli për vendet e rajonit si “një pjesë e natyrshme” e familjes europiane të vendeve dhe pranoi nevojën për përpjekje më të mëdha në zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës, transparencën në administratën publike dhe mbrojtjen e mjedisit. Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se mund të bëhet më shumë për të arritur “një standard më të mirë jetese për qytetarët tanë”.

Duke iu referuar Marrëveshjes së Prespës, të nënshkruar me Greqinë, ai tha se ishte “një ogur i mirë për të ardhmen e të gjithë Ballkanit”.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen