MENU
klinika

Ish-administratori i Milanit

Nëse ngjit Monzën në Serie A, Galliani premton se…

15.06.2020 - 12:45

Dy vjet në një tjetër klub dhe suksesi erdhi menjëherë: Monza ngjitet pas 20 vitesh në Serie B. Për 3 dekada Adriano Galliani është përkrah Silvio Berlusconit, teksa ka udhëhequr Milanin drejt sukseseve në Itali dhe në botë, por prej dy vitesh aventura e tij e re quhet Monza.

Adriano Galliani tani është fokusuar tek objektivi i radhës: të ngjisë bardhekuqtë në Serie A, pas ngjitjes në Serie B me vendim të Ligës si pasojë e pezullimit të kampionatit për shkak të pandemisë.

Ish-administratori i deleguar i Milanit tani ka një ëndërr: Monza të përballet në Serie A me “Djallin”. Dhe, kur kjo të ndodhë, atëherë ai do të mbajë një premtim të çmendur. “Nëse ngjitet Monza në Serie A, do të bëj në këmbë rrugën nga stadiumi Brianteo në San Siro…”. Stadiumi i Monzas nga ai i Milanit është 23 kilometra larg…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga titujt e shumtë, te kriza e sotme

Rënia e perandorisë, si e humbi shkëlqimin Milan


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën