MENU
klinika

Juventus Women pa titull

Futbolli italian jep verdiktet për Serie C, D dhe femrat

08.06.2020 - 16:41

Serie A dhe B do të përfundojnë në fushën e lojës, ndërsa të tjerat jo. Ky ishte vendimi më i fundit, teksa sezoni i rregullt i Serie C dhe D në Itali është mbyllur përfundimisht me Vincenza, Regina dhe Monza (president Berlusconi) që do ngjiten një kategori më lart, ndërsa Gozano, Rimini dhe Rietti kanë rënë nga kategoria.

Ndërkohë do të luhet edhe një “play off” për të vendosur skuadrën e katërt që do ngjitet një kategori më lart në B. Kurse në Serie D Palermo, Lucshese, Pro Sesto, Camodarsego, Mantova, Grosseto, Matelica, Turris dhe Bitonto që do luajnë play off mes tyre për të zënë tre vendet e Serie C.

Këshilli i Federatës ka vendosur që Serie A për Femra të mos vazhdojë dhe të ndërpritet këtu, edhe pse do të përcaktohen renditja me formulën e algorimit. Gjashtë javët e fundit nuk do të zhvillohen dhe titulli nuk do t’i jepet Juventusit.

Ashtu si shkruan “Gazzetta dello Sport” do të aplikohet e njëjta rregullore si me futbollin e meshkujve për të përcaktuar renditjen. Juventus Women i Rita Guardinos është në vend të parë me nëntë pikë avantazh nga ekipi i dytë dhe pret verdiktin zyrtar, por titulli nuk do të akordohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë