MENU
klinika

Ultimatumi në Serie A

Italianët si “gjermanë”: Përjashtim nëse shkelet protokolli

05.06.2020 - 11:44

Kush shkel protokollin, do të përjashtohet nga kampionati. Ky është paralajmërimi i bujshëm i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Propozim që do të duhet të ratifikohet nga Këshilli Federal të hënën, por që tremb skuadrat, që tashmë duhet të jenë në maksimumin e organizimit dhe të respektojnë me përpikmëri protokollin mjekësor.

Respektimi i distancimit fizik gjatë përgatitjeve për ndeshje është një nga pikat themelore të protokollit të miratuar nga Qeveria dhe Federata e futbollit, me Italinë që pritet t’i kthehet aktiviteteve sportive fundjavën e ardhshme.

Mos-arritja e tamponëve për lojtarët do të sjellë përjashtim të ekipit në 3 ligat kryesore në vend, Serie A, Serie B dhe Lega Pro. Gjithashtu, Komiteti i presidencës së Federatës së Futbollit ka ngritur fondin “Salva Calcio” për të shpëtuar arkat e klubeve nga falimentimi.

Plot 21 milionë e 700 mijë euro do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë ekipet jo të elitës së futbollit në vend. 5 milionë do të shkojnë për klubet e Serie B, 5 mln të tjera për Lega Pro, 3 mln për lojtarët, teknikët dhe përgatitësit si dhe 700 mijë euro për futbollin e grave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë