MENU
klinika

Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë

30.05.2020 - 11:59

Që futbolli në Itali do të rinisë me Kupën, kjo nuk është më sekret. Por është ndryshuar data. Parashikohej më 13 qershor, por do të luhet një ditë më parë. Pra, gjysmëfinalet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 qershor, ndërsa më 17 qershor finalja në “Olimpico” në Romë.

Juventus-Milan do të rihapë futbollin më 12 qershor dhe Napoli-Inter më 13. Tashmë është vendosur, në rast se ndeshja shkon në shtesë, nuk do të luhen 30 minutat, por direkt me penalltitë, qofshin gjysmëfinalet, ashtu edhe finalja.

cristiano ronaldo juventus milan

Sa i përket Serie A, kampionati do të rifillojë me ndeshjet e prapambetura. Dy raunde gjatë një jave, me 72 orë ndërmjet nga ndeshja në ndeshje për secilin ekip.  Në Itali janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund sezonit në fushën e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN