MENU
klinika

Për Kupën e Italisë

Inter do të luajë i pari, Juve e Milan refuzojnë

03.06.2020 - 11:12

Futbolli nuk ka filluar ende në Itali, por kjo nuk i ka penguar ekipet e mëdha të debatojnë në distancë. Arsyeja janë datat e gjysmëfinaleve së kthimit të Kupës së Italisë, që sipas të planifikimit dhe dhënien e dritës jeshile nga qeveria, më 12 qershor do të luhet Juventus-Milan dhe më 13 qershor Napoli-Inter, ndërsa finalja me tek ndeshje më 17 qershor në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Inter, që më 20 qershor do të ketë rikuperojë ndeshjen e prapambetur me Sampdorian, kërkon të luajë i pari me Napolin, më 12 qershor, por Juventus dhe Milan kanë thënë jo, duke iu referuar atë që ka miratuar Lega dhe federata.

Kalendari i Interit është i ngjeshur, midis Kupës së Italisë, rikuperimit të ndeshjes me Sampdorian dhe rinisjes së kampionatit. Në rastin më të mirë 4 ndeshje mes 13 dhe 24 qershorit. Mbetet për t’u parë nëse Inter e ka seriozisht kërcënimin e tij me dërgimin e skuadrës të të rinjve në Napoli, për të menduar vetëm për kampionatin.

Ndërkohë, më 8 qershor do të diskutohet edhe njëherë mbi karantinën e mundshme në rast se dikush rezulton pozitiv me Covid-19. Në rast se karantina 14-ditore konfirmohet dhe kampionati ndërpritet nga rastet e shumta, hipoteza e play-off dhe playout mund të zhduket, duke përdorur drejtpërdrejt algoritmin për verdiktet në tavolinë. Me një kusht: të jenë luajtur të paktën tri ndeshje nga rifillimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë