MENU
klinika

Mund të kthehen tifozët

Serie A: Çdo 3 ditë ndeshje, kryesfidat në 21:15

01.06.2020 - 12:32

Ndeshje çdo 3 ditë dhe kryesfida në fundjavë. Është ky plani i përpiluar nga Liga e Futbollit italian që tashmë është gati të ndez emocionet e Seria A. Me riformatimin e kalendarit, supersfidat që pritet të përcaktojnë shumë për objektivat sezonal do të luhen kryesisht të dielën.

Juventus, Lazio dhe Inter i pret një kalendar mjaft drithërues, ndërkohë që në ndihmë i ka ardhur Liga, e cila nuk ka lejuar që një skuadër të zbres në fushë më shumë se 2 herë në harkun kohor të një jave, duke i ardhur në ndihmë futbollistëve që pas thuajse 3 muajsh janë gati për tu rikthyer në fushë.

20 qershori është caktuar si data e rikthimit të Seria A, por futbolli në Itali do të ndez projektorët me sfidat e Kupës së Italisë, ku kanë mbetur për tu përcaktuar gjysmëfinalistët dhe kampioni i sezonit 2019-2020. Sfidat që do të përcaktojnë shumë për garat Europiane, Napoli-Milan, Roma-Inter dhe Juventus-Lazio do të luhen në orarin më të shpeshtë, atë të 21:45.

Paralelisht me planet e këtij sezoni, Liga e Futbollit italian po punon për edicionin e ardhshëm. Rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit shihet si objektivi më konkret, por gjithmonë me kufizime të tyre në tribuna. Sipas mediave nga përtej adriatikut po mendohet që duke nisur nga mesi i korrikut të nis pranimi i 10% të tifozëve në shkallët e stadiumit për ta rritur në 25% gjatë muajit shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola