MENU
klinika

Nga Ibra, te Frey

10 shitjet më të shtrenjta të klubit të Interit

02.06.2020 - 20:59

Duke marrë shkak nga shitja e fundit që bëri Inter me Mauro Icardin drejt PSG-së, menjëherë faqja e njohur Transfermarkt bëri azhornimin e renditjes së futbollistëve më të shtrenjtë që ka shitur klubi zikaltër ndër vite.

Më argjentinasin Icardi, Inter ka shënuar shitjen e dytë më të shtrenjtë të historisë, duke qenë se për momentin, 69.5 milionë eurot e paguara nga Barcelona në vitin 2009 për Zlatan Ibrahimoviç mbeten “të pakapshme”.

Gjithsesi, suedezin këtë verë mund ta parakalojë Lautaro Martinez, nëse sërish Barcelona vendos të paguajë klauzolën e sulmuesit argjentinas prej 111 milionësh euro. Kjo vetëm në dalje, pasi në blerje Inter ka shifra të tjera.

10 SHITJET MË TË SHTRENJTA TË HISTORISË SË INTER

1.Zlatan Ibrahimovic – Te Barcelona më 2009 për 69.5 milionë euro.

2.Mauro Icardi – Te PSG më 2020 për 50+8 milionë euro.

3.Ronaldo da Lima – Te Real Madrid më 2002 për 45 milionë euro.

4.Mateo Kovacic – Te Real Madrid më 2015 për 38 milionë euro.

5.Mario Balotelli – Te Manchester City më 2010 për 29.5 milionë euro.

6.Samuel Eto’o – Tek Anzhi më 2011 për 27 milionë euro.

7.Hernan Crespo – Te Chelsea më 2003 për 26 milionë euro.

8.Clarens Seedorf – Te Milan më 2002 për 22.5 milionë euro.

9.Jefry Kondogbia – Te Valencia më 2018 për 22 milionë euro.

10.Sebastien Frey – Te Parma më 2003 për 21 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për nga efikasiteti dhe jo çmimi

15 transferimet më të mira të dekadës së fundit


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola