MENU
klinika

Asnjë në Serie A

10 transferimet më të shtrenjta të janarit

08.01.2020 - 16:28

Merkatoja e dimrit shpesh ka dhuruar surpriza. Janë shpenzuar më shumë se 700 milionë euro për dhjetë blerjet më të shtrenjta të historisë së merkatos së janarit.

Blerje që janë bërë nga skuadra të La Liga-s, Premier League dhe Super Ligës së Kinës. Nga 10 te 1, renditja e blerjeve më të shtrenjta të janarit:

10.JUAN MATA 44,73 milionë euro – Nga Chelsea te Manchester United në janarin e 2014-ës.

9.ALEX TEIXEIRA 50 milionë – Nga Shakhtar te Jiangsu Suning në shkurtin e 2016-ës.

8.FERNANDO TORRES 58,5 milionë – Nga Liverpool te Chelsea në janarin e 2011-ës.

7.OSCAR 60 milionë – Nga Chelsea te Shanghai SIPG në janarin e 2017-ës.

6.PIERRE-EMERICK AUBAMEYANG 63,75 milionë – Nga Borussia Dortmund tek Arsenal në janarin e 2018-ës.

5.CHRISTIAN PULISIC 64 milionë – Nga Borussia Dortmund te Chelsea në janarin e 2019-ës (amerikani ka qëndruar në Gjermani deri në fundin e sezonit dhe është transferuar te Chelsea verën pasardhëse.

4.AYMERIC LAPORTE 65 milionë – Nga Athletic Bilbao te Manchester City në janarin 2018.

3.DIEGO COSTA 66 milionë – Nga Chelsea tek Atletico Madrid në janarin e 2018-ës.

2.VIRGIL VAN DIJK 84,65 milionë – Nga Southampton te Liverpool në janarin e 2018-ës.

1.PHILIPPE COUTINHO 145 milionë – Nga Liverpool te Barcelona në janarin e 2018-ës.

Nuk janë të pranishëm lojtarë të blerë nga një skuadër e Serisë A në Top 10 e blerjeve më të shtrenjta të merkatos së dimrit.

Për futbollin italian blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave në janar është Lucas Paqueta, i marrë nga Milan-i në janarin e 20 19-ës nga Flamengo për 38,4 milionë euro. Të dhënat janë sipas Transfermarkt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset

Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re