MENU
klinika

Vendimi i fundit

Ja çfarë do të ndodhë po u ndërpre sërish Serie A

08.06.2020 - 14:05

Ishin disa opsione që u shtruan në tavolinë për në fund u vendos: Play-off ose algoritëm, nëse ndërpritet sërish kampionati i Serie A. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen e fundit në Itali për futbollin!

U deshën më shumë se dy orë, por krerët e të gjitha ligave profesioniste italiane, përfshirë këtu edhe presidentë klubesh, disa me lidhje videokonferencë, përcaktuan planet B dhe C në rast se kampionati i Serie A do të ndalonte sërish në rast pozitiviteti masivë futbollistësh me Covid-19  apo të një skuadre me më shumë tre elementë të organikës.

Opsioni i parë parashikon zhvillimin e play-off dhe play-out për të përcaktuar fituesin e titullit dhe rëniet nga kategoria. Nëse nuk do të arrihej kjo gjë për mungesë kohe, do të përdorej algoritmi, ndeshje të tuara jashtë dhe brenda, gola të shënuar.

Në këtë rast, titulli nuk do të akordohej dhe do të vendoseshin vetëm ekipet e kualifikuara në Europë dhe ato që do të bien me formulë matematikore. Gjithsesi, ky është opsioni i fundit. Futbolli italian do të rifillojë me ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës, fillimisht me Juventus-Milan më 12 qershor, dhe një ditë më pas Napoli-Inter.

Më 17 qershor do të luhet finalja në “Olimpico” të Romës. Më 20 qershor do të rinisë kampionati, teksa do të luhen 4 ndeshjet e prapambetura, ndërsa më 24 qershor java e 27 sipas programit. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Serie A do të përfundojë më 31 korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka kohë shtesë, direkt me penallti

Kupa më 12 qershor në Itali, rinis me një supersfidë