MENU
klinika

Cilat janë përfitimet për trupin?

“Një mollë në ditë mban doktorin larg”, po me një portokall?

07.06.2020 - 10:42

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve. Ky është rezultati i një studimi Australian.

Doktoresha Bamini Gopinath nga Universiteti Sidnejt, pjesë e grupit të punës së studimit, deklaroi se flavonoidet e portokallit janë antioksidues të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.

Studime të mëparshme janë fokusuar në efektet që vitamina A, C dhe E kanë mbi sytë. Por, kërkimi i fundit shkon më tej duke gjetur lidhjet mes flavonoideve dhe degjenerimit makular i cili është shkaku kryesor i verbimit.

Ndaj, studimi del në përfundimin se nëse doni të mbroni shikimin mjafton të konsumoni një portokall në ditë.