Me Stambollin thuajse të tërhequr nga finalja e Champions League dhe me disa kandidatura të tjera si ajo e Lisbonës apo Frankfurtit, një tjetër qytet ka hyrë në garë për ndeshjen e 29 gushtit.
Në garë për të pritur ndeshjet finale të Champions, lajmërohet se edhe Madridi është pjesë e listës, por jo në “Santiago Bernabeu”, i cili po rikonstruktohet. Në “Wanda Metropolitano”, ku zhvillon ndeshjet Atletico Madrid, është plotësisht e mundur, pasi nuk është hera e parë, vitin e kaluar fitoi Liverpool.
Madje spanjollët mendojnë edhe rikthimin e tifozërisë, pasi çdo ditë e më shumë po bie virulenca e epidemisë së Covid-19. UEFA, e cila do të mblidhet më datë 17 qershor, për të caktuar edhe kalendarin se si do të rifillojë Champions dhe Europa League, do të vendosë për këtë.