MENU
klinika

Kush janë 3 të ‘fortët’ e radhës?

OFL në aksion, ‘zbarkon’ në Berat e Poliçan

22.06.2020 - 09:42

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në Berat dhe Poliçan, ku i ka kërkuar plotësimin e formularit 3 subjekteve.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit; Gentian Cufe, Alban Canaj si dhe Edlir Aliaj.

NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– G. C., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos, Itali, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”;

– A. C., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– E. A., banues në Poliçan, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.